×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Beqa: Nuk e di qysh më mbetën syzat e Muratit në dorë

    Insajderi
    13 July 2023 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Debati parlamentar sot është përshkallëzuar në përleshje fizik mes ministrave dhe deputetëve të pushtetit me ata të Partisë Demokratike të Kosovës në seancën e Kuvendit të enjten.

    Në një moment deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa duke ia marrë syzet ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe duke e goditur me to.

    Por, Beqa, thotë se “nuk e di se si syzet e tij (të Hekuran Muratit) përfunduan në dorën time”, ndonëse shihet në video teksa ia ngre syzet nga fytyra ministrit Murati.

    Duke folur në Frontal rreth përplasjes fizike të sotme, e cila nisi nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili shqeu një fotografi e cila ishte vendosur si aksion simbolik dhe demokratik opozitar, si dhe si ushtruesi i parë i sulmit fizik që çoi në përleshje të mëtejme, Beqa teksa flet për përleshjen që pasoi tha se:

    “Unë e kam parë Hekuran Muratin duke sulmuar deputetët tanë, dhe nuk e di se si syzet e tij kanë përfunduar në dorën time, kur i kam parë syzet vetëm ia kam dorëzuar syzet atij/ Unë dhe deputetët e PDK-së ishim të interesuar të shmangim këtë situatë dhe këtë tension. Shihet në kamera që ata i sulmojnë së pari deputetët tanë. Keni parë reagimin e Bislimit kur deputetja Musliu e vendosi foton te karrigia e Kurtit. Hedhja e ujit nga ana e Lushtakut nuk ishte sulm. Situata ka qenë e pakëndshme”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark