×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Beqa pas rrahjes në Kuvend: Murati i mori syzet e padëmtuara, me to e vazhdoi ditën

    Insajderi
    18 July 2023 - 13:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë përleshjes javën e kaluar në Kuvend deputeti i PDK-së Hajdar Beqa, ia ka marrë syzet e Muratit, dhe më pas e ka goditur.

    Beqa sot tha se ia ka rikthyer syzet e padëmtuara ministrit të Financave, Hekuran Murati.

    “Realisht ne e kemi shpjeguar atë që e kemi thënë edhe në media, mendoj që e kemi thënë realitetin dhe çdo herë do ta themi realitetin dhe çdo herë do të përgjigjemi para institucioneve të drejtësisë, besojmë fuqishëm në institucionet e drejtësisë”, tha Beqa.

    “Syzat i ka marrë zotëri Murati të padëmtuara dhe ka ardhë pas një kohe të caktuar i ka vendosur dhe me at syza ka vazhduar ditën atë ditë”, u shpreh Beqa.

    Në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur një përleshje ndërmjet deputetëve të opozitës dhe atyre të pushtetit gjatë fjalës së kryeministrit, Albin Kurti. Përleshja ka filluar pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka larguar një fotografi të vendosur në foltoren nga deputetja e PDK-së, Ganiteme Musliu

    Kurti është spërkatur fillimisht me ujë nga deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, e më pas filloi përleshja në mes të deputetëve të opozitës dhe atyre të pushtetit.

    Në këtë kohë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka goditur deputetin Lushtaku me shishe të ujit në fytyrë, ku më pas deputetët e pushtetit e të opozitës janë përfshirë në rrahje.

    Mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti ka ndërhyrë menjëherë, ndërsa Kuvendi shkon në pauzë. Përderisa përleshja pa pasur sërish.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark