×
  • Lajme
  • Lajme

    Beqa: Përkrahja kaq e madhe po tregon qartë se Beci është i vendosur për të bërë ndryshime

    Insajderi
    08 February 2021 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa është takuar me bashkvendasit e tij në Bec, ku ka marrë përkrahje të madhe për zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Beqa në Facebook ka shkruar se ka prezantuar planin e Rimëkëmbjes të PDK-së, i cili parasheh përkrahje për shumë shtresa të shoqërisë.

    “Përkrahja kaq e madhe po tregon qartë se Beci është përfundimisht i vendosur për të bërë ndryshime. Para bashkëvendëseve të mi prezantova planin e Rimëkëmbjes se Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili parasheh përkrahje direkt për të gjithë shtresat e shoqërisë duke përfshirë nga punëtoret e sektorit publik dhe atij privat, pensionistet, studentet, veteraneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjeve të dëshmoreve. Vota juaj për kryeministrin në ardhje Prof.Dr.Enver Hoxhaj është votë për zbatim të tij, është votë për të ardhme të vendit tonë. Faleminderit për mbështetjen kaq masive”, ka shkruar Beqa. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark