Fenerbahce ka marr një fitore në shtëpi ndaj Giresunspor me rezultat 2-1 në kuadër të javës së gjashtë të Superligës së Turqisë.
Ferdi Kadioglu shënoi golin e parë për Fenerbahcen që në fillim të ndeshjes.
Në fundin e pjesës së parë Ibrahima Balde humbi një penalti për Giresunsporin.
Mërgim Berisha u fut për Fenerbahcen në lojë në minutën e 60-të, duke lënë shenjë menjëherë pas disa minutash.
Në minutën e 64-të, ai vodhi një top në sulm, duke asistuat te Mesut Ozil i cili shënoi për 2-0.
Krejt në fund Souleymane Doukara shënoi për 2-1.
Fenerbahce me këtë fitore ngjitet në vendin e katërt me 13 pikë, një më pak se Besiktas dhe Trabzonspor që janë në krye me një pikë më shumë.