×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha-deputetëve të VV-së: Ju e kishit ba me kesh e me u hingëriz ama unë kom me ju majt për fjalëve

    Insajderi
    02 March 2023 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, sot në fjalimin e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se në rast se themelohet Asociacioni i Komunave me shumic serbe do të përdoret nga Serbia si vegël për të destabilizuar Kosovën.

    Ai ka thënë se distancohet nga një marrëveshje në të cilën përfshihet edhe themellimi i Asociacionit.

    “Nëse duhet me u bo diçka, po i lajm na gabimet tona qitash. Po mos te bajm me ia lan edhe ni bisht Kosovës, në mënyrë që f’mija tonë mos me u marrë me qito probleme që jemi tu u marrë na qitash mas 3-4 apo pesë vjete. Distancohna dhe mendoj që kjo është marrëveshje e keqe”, ka deklaruar ai.

    Berisha gjithashtu ka “polemizuar” me deputetët e opozitës.

    “Deputetëve të Vetëvendosje iu kom than që personalisht kom me ardh me ju vetë diçka te shpija. Se ju e kishit ba me u hingëriz e me kesh, kishe kjo nuk është kurgjo, po unë kom me ju majt për fjale”, ka thënë Berisha./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark