×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Berisha ironizon propozimet e Qeverisë: U vonova për emision, se u lava bashkë me dy-tre kojshi 

    Insajderi
    29 September 2022 - 23:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Hisen Berisha – Deputeti i PDK-së, ka thënë se Albin Kurti i ka ironizuar me propozimet e reja të Ministres Artane Rizvanolli për të kursyer energjinë. 

    Berisha ka thënë se Qeveria Kurti po tallet me qytetarët e Kosovës.

    “Unë u vonova, ndoshta të krijova stres, se mu deshtë me i thirrë dy a tre kojshi me u la bashkë në një dush, edhe grave ju thash dilni lanu te kojshia, a po e kuptoni ku ka degradue. Shtëpinë e kam të paizoluar, por duhet me mbështjellë me folie asi te kerreve”, ka thënë ai në PrimeTime.

    Kurse, Ministrja Rizvanolli, sot gjatë Kuvendit të Kosovës ka thënë se qytetarët duhet t’i izolojnë shtëpitë përpara se të ftohet moti derisa ka potencuar se duhet të ndërrohet edhe mënyra e ngrohjes, pra që të mos shfrytëzohet rryma për ngrohje.

    “Izoloni shtëpitë, para se të bëhet ftohtë. Ndërroni mënyrën e ngrohjes”, ka thënë ministrja Rizvanolli.

    Derisa gjatë ditës së djeshme edhe Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka dhënë një propozim për të kursyer energjinë elektrike në kohë krize.

    Për të mos shpenzuar shumë energji, Buzhala thotë se në të njëjtën kohë të pastrohen nga dy persona.

    “Nëse Gjermani dhe Zvicra thotë lanu nga dy vetë përnjëherë, atëherë pse mos t’iu themi edhe ne. Ata bojlerë mos i shpenzoni komplet, por shpenzoni pak më pak, sepse atëherë kemi të gjithë”, tha Buzhala.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark