×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha merr ofertë nga LDK-ja

    Insajderi
    12 September 2017 - 23:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i NSIMA-s, Zafir Berisha bëri shumë zhurmë rreth decertefikimit nga gara për kryetar të Prizrenit, megjithatë nuk i janë shuar shpresat që të jetë pjesë e kësaj gare.

    Është kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, i cili pasi e ka quajtur luftë të pandershme të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe përdorim të shtetit për qëllime politike, decertifikimin e kandidatit të Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, në garën për Prizren më 22 tetor, ia ka bërë një ofertë.

    Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Baxhaku e ka ftuar Berishën e Nismës që t’i bashkohet atij dhe LDK-së në luftë kundër “pushtetit kriminal” të PDK-së.

    “Pushteti i krimit,shantazhit dhe zhvatjes,si duket e ka nuhatë me kohë humbjen e thellë që do ta pësoj në Prizren. Nga paniku për të shpëtuar diçka nga e pamundura,ka filluar të përdor mekanizma shtetëror për qëllime politike. Në vazhdën e kësaj lufte të pandershme,ishte sot edhe rasti i deçertifikimit të deputetit Zafir Berisha nga gara për kryetar të Prizrenit”, ka shkruar Baxhaku.

    “Duke e pasur te qartë se Zafir Berisha e ka dëmtuar më së shumti në elektorat këtë parti, deçertifikimin e tij sot, nuk e kuptoj ndryshe pos hakmarrje ndaj tij dhe lëndim të demokracisë”, ka shtuar kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit.

    “Unë e inkurajoj deputetin Zafir Berisha të mos dëshpërohet,por përkundrazi,bashkë me subjektin e tij Nisma për Kosovë të na bashkohet në luftën tonë të perbashkët kundër këtij pushteti kriminal”, ka thënë Baxhaku

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark