×
  • Lajme
  • Insajderi

    Berisha kundër Kurtit: Jo grusht shteti, por mekanizma ligjorë

    Insajderi
    09 August 2023 - 21:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka thënë se ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nuk duhet përdorur grusht shteti për ta rrëzuar.

    Në vend të kësaj sipas tij, duhet të përdoren mekanizma ligjorë.

    “Ne si opozitë, ne si Parti Demokratike kemi ofruar moratoriumin, qëllimi është një bllokadë brenda Kuvendit që ta detyrojmë më kompromis, me konsensus politik për një qeveri gjithëpërfshirëse”, tha Berisha në Euronews Albania.

    “Nëse jo, alternativë janë zgjedhjet, mirëpo mocioni i propozuar është mjet juridik i cili nëse nuk kalon i bllokon mjetet juridike pastaj për një 6-mujorsh tjetër dhe kjo strategjikisht e çon këtë qeveri në vitin zgjedhor dhe ne nuk jemi të interesuar t’ja zgjasim jetën, prandaj duhet një mobilizim politik i shoqërisë civile, i tërë shtetit politik dhe ky njeri duhet të ndalet me çdo mjet”, u shpreh Berisha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark