×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tentuan t’i godasin me traktorë policët pasi i kapën me drunj, arrestohen dy persona

    Insajderi
    08 May 2024 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Ferizaj, pasi që dyshohet se kanë tentuar t’i godasin me traktorë policët që janë përpjekur t’i ndalojnë pasi që kishin vërejtur tre traktorë të ngarkuar me drunjë.

    Policia ka bërë me dije se dy të dyshuar janë arrestuar, e një ka arritur të ikë.

    “Policia ka arritur që të arrestojë dy prej tyre, ndërsa gjatë arrestimit i kanë rezistuar policisë dhe dy pjestarët e policisë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emeregjente në Ferizaj, e më pas janë liruar. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit rajonal me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuria Themelore në Ferizaj janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa në kërkim policor është edhe personi i tretë. Si prova materiale janë sekuestruar dy traktorët me drunjë dhe tri motorsharra”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark