Etrit Berisha pritet të largohet nga Torino pas një viti e gjysmë qëndrim në këtë skuadër. Portieri shqiptar nuk është titullar dhe këtë edicion nuk është paraqitur në asnjë ndeshje.
Kjo ka bërë që prishtinasi të mendojë largimin gjatë janarit dhe tanimë ka nisur bisedimet me një klub tjetër elitar në Serinë A.
Sipas asaj që ka raportuar mediumi italian “TuttomercatoWeb”, Berisha ka nisur kontaktet me Salernitanën, klub tjetër që bën gara në Serinë A. Klubi italian pritet që të kërkojë huazimin e Berishës nga Torino me të drejtë blerje. 33-vjeçari ka 10 vjet në futbollin italian, derisa më herët ka mbrojtur edhe për Lazion, Atalantën e SPAL-in.