×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Berisha, Osmanit: U bëre presidente duke mohuar ushtarët e UÇK-së, përdore Rugovën për së vdekuri

    Insajderi
    25 February 2023 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analistja e politikës, Kimete Berisha ka sulmuar ashpër presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Berisha tha se presidentja Osmani ka ardhur në pushtet duke mohuar ushtarët e UÇK-së e duke përdorur ish-presidentin Rugova për së vdekuri.

    E tash si Presidente po i punëson familjen në Institucione: kaq ideale të larta ke pasur ti”, shkroi Berisha.

    Tutje, Berisha e quajti Osmanin “të poshtër e banale”.

    Postimi i plotë i Kimete Berishës:

    Tezja presidente që na thotë se ‘lufta e Ukrainës është lufta jonë’!

    Jo teze. Lufta jote po shihet.

    U bëre Presidente duke i mohuar ushtarët e UÇK-së

    (duke e përdorur Rugovën për së vdekuri dhe duke i mashtruar ata që të mbështetën: herë Sejdiun e herë Mustafën)..,

    E tash si Presidente po i punëson familjen në Institucione: kaq ideale të larta ke pasur ti.

    S’të vjen inat: jo që je ‘e poshtër’, por që je banale!

    Se të jesh ‘e poshtër’ e të mos vërehesh – është marifet.

    Hajde vëllain…e kuptoj…por nuk e kuptoj pse njeriu normal e shkatërron karrierën e vet për një ose më shumë teze…

    Nuk është e mundur ta duash tezen aq shumë, sa të turpërohesh publikisht për të…!

    Por, askush nuk e shkatërron veten për teze por për paret që i menaxhon tezja.

    Tezja është pare.

    Komandantja e Ministrisë së Bujqësisë…!

    P.S. Thjesht, marrëzi:

    – Ta blesh me pushtet – dështimin…

    ta blesh me t’njofshëm – turpin.

    (Vërejtje: Di edhe më zi – por s’po dua). 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark