×
  • Sport
  • Sport

    Berisha pas debutimit me Gjermaninë: Ishte ëndërr për mua

    Insajderi
    26 March 2023 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mërgim Berisha ka debutuar mbrëmë tek ekipi i parë i Gjermanisë.

    Gjermanët triumfuan 2:0 në miqësoren ndaj Perusë, të zhvilluar në Mewa Arena të Mainzit.

    E Berisha u inkuadrua në lojë në minutën e 75-të të ndeshjes në vend të golashënuesit të ndeshjes.

    Pas ndeshjes, Berisha u shpreh shumë i lumtur, duke thënë se ishte ëndërr e tij të luante për Gjermaninë.

    “Jam shumë i lumtur për besimin që më ka dhënë trajnerin.

    Është e veçantë të luash për Gjermaninë. E kam shijuar, ka qenë e veçantë pasi gjithmonë ka qenë ëndërr për mua të luaj për Gjermaninë.

    Jam falënderues për ato minuta që pata”,u shpreh Mërgim Berisha.

    Berisha e kishte mundësinë të luante për Kosovën, por nuk e pranoi.

    Ai ende nuk ka zhvilluar një ndeshje kompetitive për ekipin e parë, pasi që Gjermania është organizatore e Euro 2024 dhe nuk luan në kualifikime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark