×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Berisha për Agim Idrizin: Ky ta fyen inteligjencën, në Speciale folke për një mëzat

    Insajderi
    20 September 2023 - 21:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Hisen Berisha, ka folur për dëshmitarin e hapur në Gjykatën Speciale, Agim Idrizi.

    AI ka thënë se dëshmia e tregon sa seriozë janë dëshmitarët, duke thënë se Idrizi përmendi në Speciale një “mëzat” që ia kanë marrë.

    ”Me komentu është fyerje e inteligjencës, ky nuk është as dëshmitar. Ky thotë më kanë marrë një mëzat dhe një shuplak që ia ka dhënë dikush me drejtorin politik të UÇK-së”, ka thënë ai.

    Më tutje, ai ka thënë se kjo tregon shumë edhe për numrin e madh të dëshmitarëve që nuk dalin publikisht.

    ”Ky është dëshmia më e mirë që numri i dëshmitarëve të shumtë, koha që do të shpenzohet për ta, edhe nëse marrin pjesë në seanca të mbyllura, kurgjo nuk është vlera e tyre”, ka thënë ai.

    Berisha tha se ka dëshmitarë që kanë fituar letrat në perëndim duke akuzuar rrejshëm UÇK-në.

    ”Sot po të donim me verifiku ke njerëz që me dëshmi të rrejshme UÇK-ja po don me më vra ka fitu letra në perëndim e tash dëshmojnë”, ka thënë ai.

    Më tutje, Berisha ka thënë se ai është ithtar që të dënohet çdo krim kur ka fakte. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark