Insajderi
Lajme

Berisha: Qeveria po bën ç’t’i dojë qejfi, opozita pa kauzë

Insajderi
23 August 2022 - 20:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Berisha: Qeveria po bën ç’t’i dojë qejfi, opozita pa kauzë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Ridvan Berisha ka thënë se pushteti i Kurtit ka kapur çdo sektor, madje edhe sistemin e drejtësisë, falë arrogancës së numrave të qeverisë.

Ndërsa, ka kritikuar edhe partitë opozitare se nuk kanë kauzë.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se ekonomia dhe sektorët e tjerë strategji janë në batak, kurse Vetëvendosje e Kurti Kosovën po e trajtojnë si rast social e si pronë të 50.01%!

Postimi i plotë i Berishës:

Pushteti pa kauzë!

Opozita pa kauzë!

Krejt njejtë, veç llogot partiake ndryshe!

Qeveria përbrenda po bën ç’t’i dojë qejfi, askujt nuk i jep llogari nga arroganca e numrave, e kjo trimëri po shkon aq larg sa që edhe prokurorët, gjyqtarët e hetuesia druaj se janë nën frikësim të thellë, ekonomia dhe sektorët e tjerë strategji janë në batak, Kosovën po e trajtojnë si rast social e si pronë të 50.01%!

Rrnofshin gazetarët dhe mediet!


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark