×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha shkel arrestin shtëpiak, mban fjalim nga ballkoni i banesës

    Insajderi
    04 January 2024 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Simpatizantët e ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur sërish poshtë shtëpisë së tij, duke brohoritur dhe thirrur emrin e tij.

    Pas mbledhjes së simpatizantëve ish-kryeministri Sali Berisha “theu arrestin e shtëpisë”, masë e vendosur nga Gjykata Antikorrupsion, duke komunikuar me fansat e tij me një mikrofon.

    Ata bllokuan rrugën Mustafa Matohiti ndërsa Berisha zbriti kabullin nga dritarja e shtëpisë së tij për ta lidhur me bokset që ata kishin sjellë.

    “Komunikimi zanor me ju ka munguar jo prej masës së Ramës por për shkak të një gjendjeje gripale. Vendi ka një Kushtetutë, që përsoset, shkelmohet çdo ditë nga diktatori i bandave dhe mercenarët e tij në skap. Për Edi Ramën, kushtetuta e vendit nuk ekziston. Rama është vërsulur ndaj çdo demokrati me tërbimin e papërmbajtur të etërve te tij me shpresë se do mund të arkivojë historinë e PD. Po ne jemi këtu për tu betuar se Edi Rama dhe skapistët e tij do marrin shume shpejt vendin që meritojnë”, tha Berisha para mbështetësve.

    Edhe ditën e djeshme simpatizantët e ish-kryeministrit u mblodhën poshtë shtëpisë së tij, duke brohoritur. Berisha doli në dritare për të përshëndetur të gjithë të pranishmit, ku thjesht bëri simbolin me dy gishta.

    Gjykata Antikorrupsion vendosi të lërë në arrest shtëpiak Sali Berishën, duke urdhëruar që të mos largohet nga banesa që gjendet në rrugën “Mustafa Matohiti”, njësia numër dy dhe të mos komunikojë me asnjë person tjetër përveç atyre që jetojnë në të njëjtën banesë me të.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark