×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Unë i hapa depot e armëve për ta furnizuar UÇK-në

    Insajderi
    02 April 2017 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i ka dhënë merita vetës kur ka folur për ndihmën që i ka dhënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke treguar një detaj nga viti 1997.

    Duke folur në emisionin “Zona Express”, prodhim i Gazetës Express, Berisha tha se pas rënies së sistemit komunist në Shqipëri, ai ka vendosur që të hapë dyert e depove me armë.

    Krejt kjo sipas tij, është bërë për dy arsye: të krijojë ekuilibër mes kundërshtarëve të armatosur dhe përkrahëseve të tij dhe arsyeja e dytë që shqiptarët e Kosovës të armatosen.

    “Bile ne si parti jemi organizuar që të japim armë pa lekë, edhe pse mund të ketë ndodhur që janë dhënë blerë. Por unë i kam hapur depot që të armatoset UÇK-ja”, ka thënë Berisha në “Zona Express”./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark