×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Berishaj ia kthen “nderin” Gërvallës pasi e fali nga shkarkimi, i del në mbrojtje duke sulmuar mediat

    Insajderi
    09 July 2023 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori Martin Berishaj ka reaguar për raportimet e mediave rreth fjalimit të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në një nga panelet e Forumit të Dubrovnikut. Gërvalla tha se BE është “tigër prej letre” që nuk mund të ofrojë siguri pa NATO’n dhe SHBA’në në Ballkan, për çka mori reagimet e Emisarëve Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak. Këtë të fundit Gërvalla e kritikoi për mënyrën se si i ka ndërmjetësuar bisedimet Kosovë-Serbi dhe ka kërkuar ndërrimin e tij.

    Ndonëse, kjo ngjarje është përcjellë direkt nga mediat e Kosovës në transmetimet e ofruara nga shteti organizues, ambasadori Berisha i ka quajtur trillime raportime duke thënë se atje s’ka qenë asnjë gazetar nga Kosova e Shqipëria.

    Ai ka publikuar edhe një link të një mediumi kroat si duket për të ofruar modelin se si duhet të raportohet.

    “Për ata që e kuptojnë gjuhën kroate e në veçanti për ata, të cilëve iu intereson e vërteta. Pa efekt për ata të mjaftohen me trillimet e radhës në gjuhën shqipe, te cilat i ofrohen lexuesit rreth “perplasjes” joekzistente të ministres znj Gërvalla me z. Escobar në Forum të Dubrovnikut (ku si duket nuk ka marrë pjesë asnjë gazetar as nga Kosova e as nga Shqipëria!)”, ka deklaruar ai.

    Berishaj me këtë duket se po ia kthen nderin shefes së diplomacisë kosovare, pasi që po e kursen nga shkarkimi nën dyshimet për skandal financiar.

    Kryediplomati kosovar në Zagreb, në prill të vitit të kaluar, sipas mediave në Lubjanë dyshohet se ishte përfshirë në një skandal për shpëlarje parash në Slloveni.

    Mbështetur në raportimet e asaj kohe, Berishaj dyshohet se i kishte bartur rreth 600 mijë euro para kesh nga kompania e tij MB Consulting te politikani slloven, Robert Golob, tash kryeministër i vendit.

    Këto para Berishaj dyshohet t’i ketë marrë nga kompania GEN, me degë në Serbi.

    Kjo e fundit përgjatë viteve 2015-2022 ka derdhur mbi 1 milion euro në xhirollogarinë e MB Consulting, biznes ky në pronësi të diplomatit kosovar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark