×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Berjani paralajmëron Kurtin e Ramën: Do të bllokojmë kufirin në Morinë, bizneset kosovare po keqpërdorën nga Dogana e Shqipërisë

    Insajderi
    18 April 2024 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Shkruan: - Donjeta Islami

    Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani i është drejtuar me një shkresë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti atij të Shqipërisë, Edi Rama për trajtim jo të denjë nga Dogana e Shqipërisë në kufirin në Morinë.

    Berjani ka thënë se si biznese kosovare po ndjehen të përjashtuar dhe dëmtuar nga veprimet e doganierëve në kufi.

    Kjo sipas tij për shkak të procedurave të paligjshme dhe të papranueshme, të cilat po u shkaktojnë kosto dhe vonime të panevojshme.

    Ai i quan të paarsyeshëm e kërkesat për “ripeshimin, skanimin dhe analizat e cilësisë së mallrave”.

    Berjani në shkresën që e ka siguruar Insajderi, mes tjerash thotë se janë duke u përballur me situata të pakëndshme dhe të padrejta.

    “Kjo praktikë e papranueshme nuk vetëm që sjell dëme ekonomike, por gjithashtu shkakton një dëm të pakthyeshëm për imazhin dhe besueshmërinë e bizneseve tona në tregun e Shqipërisë”, thotë ai mes tjerash.

    Në fund të shkresës ai paralajmëron se në rast se kërkesa e tyre nuk do të merret seriozisht do të ndërmarrin veprime më të rrepta, si bllokimi i kufirit në Morinë.

    “…ne dëshirojmë të theksojmë se nëse kërkesat tona nuk merren seriozisht në konsideratë. ne do të jemi të detyruar të ndalojmë procesin tonë të punës në kufirin në Morinë dhe të organizojmë një bllokadë të kufirit për të theksuar seriozitetin e situatës sonë”.

    Më poshtë gjeni shkresën e plotë:

    Në dijeni të kësaj shkrese përveç kryeministrave, në dijeni janë edhe ministrja, Rozeta Hajdari, Genti Gazheli drejtor i përgjithshëm i Doganës në Shqipëri dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë.

    /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark