16:56 - 17 Tetor 2022

Let’s Do It Kosova ka njoftuar për gjendje e rëndë nga mbeturinat rrugës për Rugovë të Pejës.

Nga pamjet e publikuar nga organizata shihet se gjithandej janë gjuajtur mbeturinat nga banorët e kësaj ane.

Ata shtojnë se pavarësisht që e kanë pastruar këtë anë, sërish është kapluar nga mbeturinat.

Pavarësisht kësaj, ata kanë bërë thirrje që të shtunën sërish të pastrohet kjo zonë.

Njoftimi i plotë:

Kjo është gjendja e rrugës për Rugovë të Pejës. Pavarësisht organizimit të shumë aksioneve të pastrimit gjendja nuk po përmirësohet. Njerëz dhe biznese të papërgjegjshme vazhdojnë ndotjen e kësaj ane, fatkeqësisht edhe veprimi i institucioneve përgjegjëse për parandalimin e ndotësve vazhdon të jetë shumë i mangët.

Megjithatë, ne nuk mund të qëndrojmë indiferent dhe përsëri thërrasim vullnetarët tanë, banorët e zonës, bizneset, kompaninë e menaxhimit të mbeturinave “Ambienti” në Komunën e Pejës, Drejtorinë për Menaxhimin e Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna” dhe të gjithë aktivistët mjedisorë që të Shtunën me 29.10.2022 duke filluar në ora 11:00 të mobilizohemi dhe Ta Pastrojmë Rugovën.

Për detaje tjera të organizimit do të njoftoheni në ditët në vazhdim.

#bashke#tapastrojmerugoven#tapastrojmekosoven#letsdoit

Tags: