×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Bërnabiq: Autostrada Nish-Prishtinë-Tiranë prioritet i qeverisë serbe

    Insajderi
    12 October 2018 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, pas takimit të qeverisë së saj, ka thënë se në mes të tri projekteve strategjike për Prokupljen prioriteti absolut është Autostrada e Paqes Nish-Prishtinë-Tiranë.

    “Ne shpresojmë se fazën e parë Nish-Plloçnik do të fillojmë në vitin 2019. Ministrja Zorana Mihajloviq më ka konfirmuar se para dy ditësh ka përfunduar projekti ideor dhe se po vazhdojnë me punën”, ka thënë Bërnabiq.

    Siç ka thënë ajo, i gjithë koncepti i rajonit të Toplicës plotësisht do të ndryshojë kur do ta kenë autostradën e cila kalon nëpër këtë zonë./Insajderi.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark