×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Bërnabiq nervozohet për zgjedhjet në veri sulmon ShBA-në, BE-në dhe OSBE-në

    Insajderi
    23 April 2023 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në ditën e zgjedhjeve në veri, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka sulmuar ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Bashkimin Europian dhe OSBE-në për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës.

    “Kushtojini vëmendje OSBE dhe sigurohuni që t’ua rekomandoni këtë të tjerëve si shembullin më të mirë: mbajtjen e zgjedhjeve në kontejnerë të përkohshëm nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të forcave të armatosura. Zgjedhjet – të lira dhe të ndershme, me forca të armatosura dhe mjete të blinduara! Kjo është Evropa, në shekullin e 21-të”, ishte kritika e saj karshi ndërkombëtarëve.

    Ndërsa ka kritikuar edhe Kosovën për mos-formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

    “Kujtoni këtë ditë. Kjo është dita kur geto e fundit evropiane legalizohet dhe legjitimohet. Këto janë imazhet që me të vërtetë përshkruajnë “sundimin e ligjit” dhe kuptimin e vërtetë të “zgjedhjeve demokratike” në Kosovë të mbështetura nga BE-ja dhe QUINT-i”, shkroi ajo e nervozuar në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark