×
  • Lajme
  • Lajme

    Bërnabiq reagon ndaj thirrjes së BE-së për ndalimin e retorikës nxitëse

    Insajderi
    14 August 2022 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka reaguar ndaj thirrjes së Bashkimit Evropian për Kosovën dhe Serbinë, për ndalimin e aty që BE-ja i quajti retorika nxitëse.

    Bërnanbiq ka thënë se Kurti për 175 ditë Kurti ka provokuar konflikt të armatosur.

    “Plot 175 ditë Albin Kurti provokon konflikt të armatosur me serbët dge atë në një vit që do të mbahet në mend si viti në të cilin Kurti po atyre serbëve në Kosovë ua privoi të drejtat themelore njerëzore duke i ndaluar të votojnë. Përveç një deklarate të kotë me shkrim, BE-ja nuk bëri absolutisht asgjë për këtë”, ka thënë Bërnabiq.

    Tutje, ajo është shprehur se është e trishtueshme të shohësh BE-në që siç është shprehur ajo nuk e sheh fajin e vetë për pozitën ku jemi sot, shkruan Tanjug.

    “Është e trishtueshme të shohësh BE-në që nuk e sheh fajin e vetë për pozitën ku jemi sot. Nëse BE-ja do të kishte bërë pjesën e saj të siguronte zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe të garantonte të drejtat themelore njerëzore për serbët në Kosovë, gjërat do të dukeshin sot shumë më ndryshe. Prandaj, ju lutem ndaloni hipokrizinë”, ka thënë ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark