×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Bërnabiq thotë se tensionet në Kosovë po rriten sërish, kritikon ndërkombëtarët

    Insajderi
    10 April 2023 - 11:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë mbrëmë se këtë javë do të mbahet një takim tjetër me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës për të diskutuar rreth situatës.

    Bërnabiq po pretendon se tensionet po rriten sërish në Kosovë, ndërkohë ka kritikuar komunitetin ndërkombëtar, përcjell Insajderi.

    “Ajo që është e tmerrshme dhe ajo që na frikëson e shqetëson është se tensioni po rritet sërish. Numri i provokimeve është në rritje. Komuniteti ndërkombëtar është ende i heshtur”, ka deklaruar Bërnabiq.

    Kryeministrja serbe deklaroi se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ka 10 vite që po pret të krijohet dhe se institucionet kosovare po e shmangin me çdo kusht.

    Ajo shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po lufton për paqen dhe për këtë arsye është “cak i sulmeve”. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark