×
  • Showbiz
  • Show

    Bes Kallaku do të futet në Big Brother?

    Insajderi
    15 December 2023 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bes Kallaku në një paraqitje televizive ka zbuluar detaje në lidhje me karrierën e tij muzikore dhe pjesëmarrjen në Big Brother VIP Albania.

    I pyetur nëse do të futej në shtëpinë e Big-ut po të merrte ftesë, ai ka thënë: Kurrë mos thuaj kurrë por unë nuk e shoh veten i mbyllur në shtëpi. Mund ta provoj por jam i bindur që do dal. Nuk i dihet edhe mund të fitoja sepse ne nuk e kuptojmë kurrë presionin që është aty brenda pa qenë aty brenda.

    Duke marrë parasysh muzikën dhe aktrimin, humorin a ka pasur një ndërthurje të të dyjave në artin e Bes Kallakut? Guri i parë i themelit në të gjithë karrierën time është “Portokallia”. Një rast i tillë ka qenë pikërisht kënga me Ylli Bakën “Baftjari” që e mora personazhin nga “Portokallia”. E solla personazh kënge. A ndihet Besi i plotësuar deri tani me gjërat që ka arritur gjatë gjithë këtyre viteve? Nga vijmë dhe ku jemi, tani jemi shumë të kënaqur.

    Kujtojmë se Besi dhe Xhensila javë më parë janë bërë prindër të një djali.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark