×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes infermieri dhe veterani i UÇK-së

    Insajderi
    07 May 2024 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka vdekur Skender Hoti, ish-veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermier.

    I ndjeri ka qenë nga fshati Ratkoc i Rahovecit dhe lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

    Latifi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Skender Hotit.

    Pas një sëmundjeje të rëndë, u nda nga jeta veterani i UÇK-së, Skender Sokol Hoti, nga fshati Ratkoc. Kontributi i Skenderit në luftën për liri, por edhe pas luftës në fushën e shëndetësisë si infermier në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ratkoc, është shumë i madh dhe asnjëherë nuk do të harrohet. Me këtë rast, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së ngushtë të Skenderit, vëllezërve të tij, farefisit, miqve, kolegëve nga QKMF-ja në Rahovec dhe të gjithë bashkëluftëtarëve! Mbahuni të fortë! Pushofsh në paqe, Skender! Të qoftë i lehtë dheu i kësaj toke!”, ka shkruar Latifi.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark