![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Besian Mustafa, zëdhënësi për media i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se më nuk do të ketë takime ndërmjet tyre dhe Vetëvendosjes.
“Në kryesi diskutuam faktin që kemi rezultat mjaft të ngushtë me Vetëvendosjen, sepse gati jemi 50:50, por po e presim certifikimin e rezultateve”, ka thënë Mustafa, shkruan Insajderi.
“Negociatat me Vetëvendosjen do t’i zhvillojmë vetëm pas certifikimit të rezultateve – pavarësisht se kush del partia e parë ne do ta respektojmë vullnetin e qytetarëve”.
Ky vendim ka ardhur vetëm një ditë pasi u zhvillua takimi i parë për arritjen e një koalicioni të mundshëm ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së./Insajderi.com