Besnik Tahiri, Zv/kryeministër i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kandidat për Deputet me numër 5 nga radhët e AAK-së (135), ka qenë i ftuar në ‘RADIO 1’ ku ka folur për kandidaturën e Ramush haradinajt për President dhe për kualitetet e listës garuese të AAK-së.
Tahiri që është bashkëpunëtorë i ngushtë në dy dekada i Haradinajt, ka treguar prioritetet e Haradinajt dhe ekipit të tij si president nesër.
‘Zgjedhjet e 14 shkurtit nuk janë zgjedhje për pushtet, por për shtet. Ne po garojme me dy oferta kryesore. Kandidatura e Ramushit për President tregon se ne e kemi plan serioz që ta mbyllim çështjen e Kosovës duke e çuar drejt NATO-së dhe BE-së në partneritet me SHBA-të dhe poashtu lista jonë ka Kandidat të jashtëzakonshëm si nga Peja ashtu nga tërë Kosova. Sa i përket kandidmit tim, në jetën time kam kryer çdo detyrë qe e kam marrë. Nuk ka njeri në Kosovë e në botë që mund të më akuzoi që kam keqpërdorur detyrat publike e as ndonjë cent. Andaj ballëhapur e kërkoi votën për vete ndërsa krejt kontributin tim atribuoi Ramushit.”-tha Tahiri në ‘RADIO 1’.
Tahiri ka folur edhe për figurën politike të liderit të tij Ramush Haradinaj nga prizmi se si e sheh vet Tahiri.
“Është i popullit, por nuk është populist. Ju e dini, ja kris sharkisë, krejt i themi mos se portalet po na qesin, ai nuk dëgjon. Pra është i popullit por jo populist dhe kjo është vlerë. Ramushi është këtu për të qenë me popullin, shpeshherë jo për të folur çfarë ka qejf me dëgjuar populli, por për interesa të popullit. Ramushit me vetdije ju e dini kjo i ka kushtuar shpesh. Por Ramushi nuk flet sa për një grusht vota.”
Tuje Besnik Tahiri, ka shprehur bindjen e plotë në vetdijen qytetare mbi rolin e Ramush Haradinajt në të gjitha etapat e jetës në Kosovë. Tahiri ka kujtuar se punët më të rëndësishme në Kosovë janë kryer gjatë qeverisjes Haradinaj dhe se kjo është një arsye më tepër që Ramushi është i duhuri për president.
“A kemi pasur gabime po, por jo që i kanë bërë dëm vendit. Çka dua të them, Nëse kemi pasur zëvendës-ministra më shumë, ja kemi dhënë shtetti Ushtrinë, nëse kemi pasur Ministri më shumë, e kemi pavarësuar dhe zgjidhur Trepçen, nëse kemi bërë ndonjë gjest vrapimi, ja kemi dhënë Kosovës pavarësinë Energjetike. Nëse nuk jemi sjellur më së miri, kemi bërë veprime tjera të mira. Pra, para se to votohet më 14 shkurt, qytetari duhet ti bëjë këto dallime për Ramushin. Unë e kuptoi se jemi në kohë të pa kohë kur mediat edhe e bëjnë punën si e mendojnë mirëpo, unë kam shumë besim se qytetari nuk bie në injorimin e të vërtetës mbi sukseset e Ramushit.”-tha Besnik Tahiri.
“Sondazhet nuk duhet parë si reale. AAK kurrë nuk ka qenë më e fortë. Kemi shtatë komuna që qeverisim. Kemi disa komuna që qeverisim si parti e dytë në koalicione dhe kemi bagazhin e punës tonë pa gënjeshtra.”-ka shtuar Tahiri.
Besnik Tahiri në numrin 5 në listën e AAK-së (135) garon për Deputet të Kuvendit të Kosovës, për zgjedhjet e 14 shkurtit.