×
  • Lajme
  • Lajme

    Besnik Tahiri: Sot kryeministri do të duhej të raportonte për gjendjen në veri dhe partneritetin me ShBA-të

    Insajderi
    08 November 2022 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besnik Tahiri i AAK-së, ka kritikuar gjithë deputetet e Kuvendit të Kosovës për mos-seriozitet pas zhvillimeve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

    Tahiri i ka bërë thirrje Qeverisë që të merren masa urgjente për situatën në veri të Kosovës, teksa u shpreh se është i habitur me qasjen e Kurtit.

    “Si deputetë nuk jemi serioz, nuk jemi duke e trajtuar gjendjen e jashtëzakonshme me asnjë seriozitet. Për AAK-në, nevoja për masa urgjente është të merret për sigurinë në vend. Sot kryeministri do duhej të raportojë këtu për partneritetin me ShBA-të. Kam një pyetje për deputet e VV-së: A është dashtë Kryeministri Kurti sot me ardhë me na tregu, se si është situata në veri të Kosovës? Unë jam i habitur me qasjen e Kurtit”, tha Tahiri.

    Tahiri ka folur edhe për krizën energjetike, ku ka fajësuar Qeverinë që gjendja në këtë sektor është duke u keqësuar.

    Sipas Tahirit, veprimet e Qeverisë Kurti në lidhje me këtë çështje janë simbolike.

    “Kërkesa për marrjen e masave emergjente, tash e gjashtë herë na tregon disa tregues. E para ka të bëjë me një pyetje hipotetike: A është ka dëshiron Qeveria që 20 muaj të mbaj gjendjen e jashtëzakonshme dhe rrjedhimisht, gjashtë herë radhazi të marë masa për këtë. Si është e mundur që për komisionin përkatës , Qeveria përmes Ministrisë të mos jep asnjë analizë, për gjendjen e energjisë elektrike. Kjo gjendje është duke u keqësuar dhe veprimet e Qeverisë janë simbolike”, përfundoi Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark