×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Besojeni ose jo, puthjet iu ndihmojnë të bini në peshë

    Insajderi
    17 February 2021 - 23:58

    Puthja e njeriut që do është diçka e cila jo vetëm të bën të ndihesh më mirë, por biologjikisht përkthehet edhe në shumë përfitime shëndetësore, shkruan “IconStyle”.

    Duket se një puthje dhe kilogramët e tepërt janë dy vija paralele që nuk takohen kurrë, por në fakt jo.

    Shkenca thotë se bashkimi i buzëve të ndihmon me peshën. Si ndodh e gjitha kjo?

    Puthja e nxit trupin tuaj të prodhojë më shumë dopaminë. Nëse nuk ka mjaftueshëm nga ky hormon në trupin tuaj, menjëherë ju lind dëshira për ushqim, gjë që zakonisht nënkupton diçka të shpejtë, jo të shëndetshme dhe me shumë kalori.

    Jo vetëm kaq, por edhe pasi të keni ngrënë, mund të mos jeni plotësisht të ngopur. Nivelet e larta të dopaminës mund të kontrollojnë oreksin tuaj dhe t’ju ndihmojnë në parandalimin e shtimit të peshës.

    Por çfarë ndodh tjetër me trupin tonë kur puthemi?

    Arteriet tuaja mund të jenë më të shëndetshme

    Një studim zbuloi se njerëzit që putheshin më shpesh kishin nivele më të ulëta të kolesterolit. Kur jeni duke u puthur, trupi nis të prodhojë më shumë oksitocinë.

    Ky hormon ndihmon në lehtësimin e stresit dhe ankthit, që mund të shpjerë në nivele të larta të kolesterolit. Puthja ndihmon gjithashtu në uljen e presionit të gjakut.

    Fytyra juaj mund të duket më e re

    Shumë muskuj të fytyrës përfshihen teksa putheni, kështu që pa kuptuar po tonifikon fytyrën tuaj. Në një minutë, mund të digjni deri në 26 kalori.

    Për shkak se puthja rrit rrjedhjen e gjakut në fytyrën tuaj, kjo mund të stimulojë në prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, të cilat ndihmojnë që fytyra juaj të duket më e re.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark