Qendërmbrojtësit i Kombëtares së Kosovës, Betim Fazliji është ndëshkuar me karton të kuq direkt në ndeshjen mes Dusseldorf dhe St. Pauli.
Fazliji në minutën e 58’të la ekipin e tij me një lojtar më pak në fushë pasi goditi me kokë në stilin e Zinedine Zidanes kundërshtarin e tij.
Ky episod ndodhi në momentin që Dusseldorfi ishte në epërsi 1:0. Tërë këtë situatë të tensionuar e shkaktoi një ndërhyrje e ashpër e Fazlijit.
Për disa minuta zgjati një katrahurë e vërtetë, ku u përfshinë shumë lojtarë nga të dy ekipet, në përpjekje për t’i qërosur hesapet mes vete.
Krejt në fund, St. Pauli me një lojtar më pak nuk ia doli që të marrë diç më shumë se një humbje me rezultat 1:0 në një udhëtim të vështirë siç ishte ai në Dusseldorf.