×
  • Lajme
  • Lajme

    Betohet anëtari i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës

    Insajderi
    29 March 2024 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Ardian Hajdaraj, mbajti Takimin e 245-të me radhë.

    Në fillim të takimit të sotëm ka bërë betimin anëtari më i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Prokurorisë Speciale, Milot Krasniqi.

    Anëtarët e Këshillit kanë vendosur që të anulohet vendimi i KPK-së për transferimin e Prokurorit të Prokurorisë së Apelit në Prokurorinë Speciale, si dhe, të bëhet Plotësim/Ndryshimi i Vendimit për themelimin e Komisionit për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve të Shtetit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark