×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Biblioteka e Prishtinës “Hivzi Sulejmani”, ambient i këndshëm për vizitorët dhe lexuesit njomëzakë

    Insajderi
    13 July 2023 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Biblioteka e Prishtinës “Hivzi Sulejmani”, përpos lexuesve të moshave madhore, qytetarë të ndryshëm, studentë e shkollarë të mesëm, dita-ditës po shndërrohet në një ambient që i tërheq dhe mirëpret lexuesit e vegjël të shkollave fillore dhe kopshteve për qëndrim ditor në Prishtinë.

    Një nga vizitat e fundit ishte ajo e kopshtit “Mollëkuqja”, gjegjësisht e klasve 1 dhe 4, në këtë bibliotekë.

    Në pritje të tyre ishte punonjësja e bibliotekës, znj. Arbnora Mjekiqi – Rrahmani, e cila iu dëshiroj mirëseardhje mysafirëve të vegjël. Me qetësinë e tyre, u ulën nëpër vendet e rezervuara për ta, duke dëgjuar me interesim informacionet për bibliotekën. Ky prezantim zgjoi kureshtje tek nxënësit, herë herë duke bërë pyetje dhe komente.

    Biblioteka ofron edhe kohë tregimesh për lexuesit e saj të vegjël. Atyre iu lexuan pjesë nga libra të ndryshëm. Mes librave, fëmijët, lexuan, recituan dhe komentuan.

    Bota e dijes në magjinë e quajtur libër, ndodhet në bibliotekë. Aty gjendet qetësia, frymëzimi për lexim, emocioni dhe njohuria. Nëpër çdo libër ka mundësi të pafundme historie, tregimi dhe ngjarje. Andaj, vizitat aty janë mundësi e shkëlqyer për të nxitur dashurinë për librin dhe leximin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark