×
  • Insajderi Video
  • Showbiz
  • Insajderi Video

    “Ia preva flokët”, nëna e Edona James tregon pse ishte kundër që e bija të ndërronte gjininë

    Insajderi
    01 May 2024 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pa fije dyshimi mund të themi që Edona James është njëra ndër gratë më të përfolura në hapësirat shqipfolëse.

    Ajo u bë e njohur për publikun kosovar kur rrëfeu jetën e saj. Me fokus të veçantë procesin e transformimit nga mashkull në femër.

    Pas intervistës së realizuar, më shumë se një dekadë më parë, ajo u zhduk nga jeta publike.

    Sipas saj, ajo ishte e detyruar të mos shfaqej më para audiencës, pasi kërcënimet e shumta e kishin frikësuar.

    Por, erdhi dita që frika për jetën dhe sigurinë të merrte fund. Ajo me ‘kokën lart’, më 20 tetor të 2023-tës doli para publikut. U prezantua si banorja më e re e Big Brother VIP Kosova. Qëndroi në atë shtëpi deri në finale.

    Për më shumë se 100 ditë qëndrim ajo na rrëfeu shumë për jetën e saj.

    Por asnjëherë më parë nuk patëm rastin të dëgjojmë edhe versionin e nënës së saj, Ikballes.

    Ajo ekskluzivisht për Insajderin rrëfeu se si e kuptoi që Edona nuk ndihej ashtu siç supozohet të ndihet një mashkull, ‘luftën’ e saj për ta bindur të vepronte si djalë, ndërhyrjen e parë kirurgjike e jetën e të bijës si grua.

    Për më shumë mund të ndiqni rrëfimin e saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark