×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Biden flet për Luftën e Tretë Botërore dhe tregon mënyrën e vetme se si mund parandalohet

    Insajderi
    11 March 2022 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i SHBA Joe Biden në një status në facebook ka bërë të qartë se SHBA nuk do të ndërhyjë në luftën në Ukrainë.

    Ai tha se kjo po bëhet me qëllim që të parandalohet Lufta e Tretë Botërore.

    “Por ne nuk do të bëjmë luftë kundër Rusisë në Ukrainë. Një përballje direkte mes NATO-s dhe Rusisë është lufta e tretë botërore. Dhe diçka që duhet të përpiqemi ta parandalojmë”, ka shkruar Biden në facebook.

    Tutje Biden ka thënë se do të mbrohet NATO.

    “Ne do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të një NATO-je të bashkuar dhe të galvanizuar”, tha Biden,.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark