×
  • Lajme
  • Lajme

    Biden i dërgon letër Osmanit për pavarësi, thotë se e përkrahin dialogun e BE-së për marrëveshje gjithëpërfshirëse

    Insajderi
    16 February 2024 - 12:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me rastin e 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, presidenti amerikan, Joe Biden i ka dërguar letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

    Biden ka thënë se SHBA e mbështet një Kosovë multi-etnike dhe të integruar në strukturat evropiane dhe euro-atlantike.

    Ai gjithashtu ka thënë se SHBA përkrah dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim me Serbinë si një hap përpara drejt njohjes përfundimtare reciproke.

    Përmes një telegram urimi për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës dërguar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, ai tutje thotë se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë lidershipin e Kosovës që të përmbushë të gjitha obligimet e saj, duke përfshirë të gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura përmes këtij procesi.

    Presidenti amerikan ndër të tjera tha se mezi pret që të punojë me Kosovën për ndërtimin e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e shtetit të së drejtës.

    “Unë gjithashtu pres me padurim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm të sigurisë dhe përpjekjet e përbashkëta për të avancuar reformat e nevojshme për të arritur përfundimisht qëllimin e Kosovës për integrimin në BE. Dhe së bashku, ne do të vazhdojmë të ngrihemi për lirinë – përfshirë duke qëndruar së bashku me Ukrainën përballë agresionit brutal të Rusisë”, ka shkruar tutje Biden.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark