×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Biden me porosi për familjarët e pengjeve të Hamasit: Mbahuni, po vijmë

    Insajderi
    14 November 2023 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar sot se beson se është e mundur arritja e një marrëveshje për lirimin e pengjeve, që u rrëmbyen gjatë sulmit të Hamasit mbi Izraelin gjatë 7 tetorit.

    Biden u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, se çdo ditë po zhvillon biseda me personat që po marrin pjesë në këtë proces – pra lirimin e pengjeve.

    “Besoj se kjo do të ndodhë, nuk dua të hyjë në detaje”, tha Biden, raporton CNN.

    Ai pati një porosi për anëtarët e familjeve të rrëmbyerve gjatë 7 tetorit në territorin e Izraelit, dhe që janë dërguar në Gazë.

    “Mbahuni, po vijmë”, ishte porosia e presidentit amerikan, që shpreson se të gjithë ata do të lirohen. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark