×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    ​Biden njoftoi ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

    Insajderi
    30 June 2022 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti amerikan Joe Biden vlerësoi sot se samiti i NATO-s në Madrid ishte historik dhe paralajmëroi ndihmë të re ushtarake nga Uashingtoni për Ukrainën në ditët në vijim, me vlerë 800 milionë dollarë.

    “Ne do ta mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të duhet”, tha Biden në një konferencë shtypi në fund të samitit të NATO-s në Madrid.

    Ndihma e re, shpjegoi ai, do të përfshijë sisteme të përmirësuara kundërajrore, radarë dhe municione për sistemet e raketave të artilerisë shumë të lëvizshme që SHBA ka dërguar tashmë në Ukrainë. Paketa do të zhvillohet zyrtarisht nga administrata amerikane në ditët në vijim.

    Ndihma e re është pjesë e një pakete ushtarake dhe ekonomike me vlerë 40 miliardë dollarë, e cila u miratua nga Kongresi muajin e kaluar. Në total, Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë ndarë 7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark