×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Biden sërish e bën një gafë: Putini po humb luftën me Irakun

    Insajderi
    28 June 2023 - 19:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i SHBA’së, Joe Biden, e bëri një gafë interesante në njërën prej paraqitjeve të tij të fundit për media.

    Ai ka thënë se Vladimir Putin “po e humb luftën në Irak”, derisa që nga shkurti i vitit të kaluar Rusia është duke zhvilluar një luftë në Ukrainë.

    Biden iu drejtua rebelimit të fundit të grupi mercenar Wagner në Rusi gjatë fundjavës, duke thënë se kjo e kishte dobësuar “absolutisht” Putinin.

    I pyetur se deri në çfarë mase Putini u dobësua nga rebelimi, Biden tha: “Është e vështirë të thuhet, por ai po e humb qartë luftën në Irak, po e humb luftën në shtëpinë e tij dhe është bërë paksa i pafuqishëm në mbarë botën. ”

    Nuk është hera e parë që Biden bën të njëjtin gabim. Në nëntor, ai ngatërroi luftën amerikane në Irak me pushtimin rus derisa diskutonte për Ukrainën.

    Ai tha në një diskutim në Florida: “Inflacioni është një problem mbarëbotëror tani për shkak të një lufte në Irak dhe ndikimit në naftë dhe çfarë po bën Rusia”, përpara se të përmirësonte gabimin:

    “Më falni, lufta në Ukrainë”, shkruan Telegraph.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark