×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Bie çmimi i naftës

    Insajderi
    08 November 2023 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Çmimet e naftës ranë nën 81 dollarë (75.74 euro) sot në tregjet ndërkombëtare pasi tregtarët shqetësoheshin për rritjen e stoqeve në Shtetet e Bashkuara dhe një rënie të eksporteve kineze, duke nxitur shqetësimet për kërkesën.

    Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte 1.11 dollarë më i ulët se gjatë ditës së djeshme dhe arriti në 80.50 dollarë. Tregjet dje u mbyllën me minus 3.57 dollarë.

    Në tregun amerikan një fuçi u tregtua sot me një çmim më të ulët prej 1.20 dollarësh, nga 79.17 dollarë. Dje, ajo kishte një humbje prej 3.45 dollarësh.

    Tregtarët u tronditën të martën pas rritjes së stoqeve në Shtetet e Bashkuara, e cila pasoi një ngadalësim të eksporteve kineze.

    Rezervat e naftës në SHBA u rritën javën e kaluar me pothuajse 12 milionë fuçi, sipas burimeve që citojnë të dhëna nga shoqata e prodhuesve të API.

    Të martën, Departamenti i Energjisë parashikoi se konsumi i naftës në SHBA do të ulet këtë vit me 300 mijë fuçi në ditë.

    Në fillim të javës, tregjet e interpretuan si shenjë të keqe edhe rënien e eksporteve kineze në tetor me 2.5 për qind. Megjithatë, nervozizmi u zbut nga rritja e fortë e importeve të naftës.

    Rafinerët kinezë lehtësuan ritmin e rafinimit në tremujorin e tretë, pas një niveli rekord në tre muajt e mëparshëm, thanë tregtarët dhe konsulentët për Reuters.

    Guvernatori i bankës qendrore të Kinës tha të mërkurën se ekonomia duhet të arrijë normën e rritjes së synuar prej rreth pesë për qind këtë vit.

    Ndryshe, OPEC raportoi se një fuçi e naftës kushton për 2.36 dollarë më lirë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark