×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Bie nga një lartësi prej rreth 2 metra, lëndohet një punëtor në Rahovec

    Insajderi
    29 July 2023 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një punëtor është lënduar ditën e premte në Rahovec, derisa ishte duke punuar.

    Rasti ka ndodhur rreth orës 10:30.

    “Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në ndërtimtari në rrethana të panjohura është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 2 metra dhe ka pësuar lëndime. Viktima pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, njofton Policia.

    Njësitet policore dhe inspektori i punës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që është informuar edhe prokurori lidhur me rastin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark