Insajderi
Lajme

Bie nga sistemi Njësia B-1, KEK’u njofton për detajet

Insajderi
04 January 2024 - 15:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bie nga sistemi Njësia B-1, KEK’u njofton për detajet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të enjten pas mesnate, njësia B-1 e Termoncentralit “Kosova B” ka dal jashtë funksionit.

Kjo njësi është ndaluar si pasojë e rritjes së humbjes së ujit, bëjnë të ditur nga KEK’u për Gazetën Insajderi..

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KEK’ut, Skënder Bucolli i cili tha se njësia pritet të kthehet në operim nesër në mesditë.

“Njësia B-1 është ndaluar nga operimi me dt. 04.01.2024 pas mesnate si pasoj e rritjes së humbjes së ujit, njësia nuk është nominuar nga TC-B për dt. 05.01.2024. Sot ekspertët e TC-B-së kanë arritur të bëjnë defektazhën ku janë identifikuar disa rrjedhje në kaldajë të cilat pritet të eliminohen deri nesër në mesditë, pastaj njësia do të kthehet në operim”, thuhet në përgjigjet e Bucoolit.

/Gazeta Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark