Teksa vetëm disa javë ndajnë nga fillimi i Europianit, kanë filluar të shfaqen problemet e para me sistemin e biletave dhe organizimin. UEFA njoftoi se do të ketë një sasi biletash shtesë, me tifozët që iu desh të nxitojnë për të siguruar një të tillë, teksa u vu re edhe çmimi “i kripur” i tyre.
Por nuk mbaroi me kaq, pasi bllokimi i shpeshtë i sistemit ka sjellë pakënaqësi te tifozët.
What am I supposed to do ? #EURO2024 #eurotickets euro ticket euro tickets pic.twitter.com/Sdl0nGrAur
— Szymon🇵🇱 (@szymonbayern) May 2, 2024
Biletat shtesë që janë në dispozicion do të përfshijnë biletat e ofruara për rishitje përmes platformës zyrtare të rishitjes në mars/prill, bileta të vëna në dispozicion pas finalizimit të konfigurimeve të stadiumeve dhe një numër të konsiderueshëm biletash me pamje të kufizuar me çmime më të ulëta.
Shitjet e minutës së fundit do të zhvillohen në bazë të prioritetit të aplikimit, derisa të shiten të gjitha biletat, dhe ky është shansi i fundit për tifozët që të blejnë bileta për të ndjekur ndeshjet e Euro 2024 në stadium. Numri i biletave të disponueshme do të ndryshojë nga ndeshja në ndeshje. Në total, do të nxirren në shitje më shumë se 100,000 bileta.