×
  • Lajme
  • Insajderi

    BIK dhe AVUK me apel për qytetarët që duan të therin kurban

    Insajderi
    05 July 2022 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, është takuar sot me Drejtoreshën e Inspektoratit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Ilirijana Zymberajn.

    Lajmin e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës, ku ka njoftuar se është folur për procesin e therjes së kurbaneve.

    Bashkësia Islame e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës u kanë bërë apel të gjithë qytetarëve të Kosovës të cilën duan të therin kurban, që këtë ta bëjnë sipas kushteve dhe rregullave të parapara nga AVUK.

    “Bashkësia Islame e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës bëjnë apel te të gjithë qytetarët e Kosovës të cilën duan të therin kurban, që këtë ta bëjnë sipas kushteve dhe rregullave të parapara nga AVUK”, thuhet në njoftimin e BIK.

    Postimi i plotë:

    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim drejtoreshën e Drejtorisë së Inspektoratit në AVUK, znj. Ilirjana Zymberajn.

    Myftiu Tërnava shprehu falënderimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AVUK) për menaxhimin e procesit të therjes së kurbaneve.

    Edhe znj. Zymberaj u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet AVUK-ut dhe BIK-ut, si dhe shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim i mirë të vazhdojë edhe më tej.

    Bashkësia Islame e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës bëjnë apel te të gjithë qytetarët e Kosovës të cilën duan të therin kurban, që këtë ta bëjnë sipas kushteve dhe rregullave të parapara nga AVUK.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark