×
  • Lajme
  • Lajme

    Bilall Kasami e “tradhton” Albin Kurtin, pyetet a jeni për martesa burrë me burrë

    Insajderi
    27 April 2024 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami është pyetur lidhur me zotimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti votimin e Kodit Civil që mundëson martesat e gjinisë së njëjtë.

    Kasami tha se partia që ai drejton është e qendrës së djathtë dhe si të tillë i mbështesin vetëm martesat tradicionale.

    “Ne jemi parti konservatore, jemi i qendrës së djathtë, dhe ne mbështesim familjet tradicionale. Nëse atë e ka thënë Albini Kurti mund të shkosh në Kosovë lirisht edhe…”, ka thënë Kasami.

    Përndryshe, kryeministri Albin Kurti i ka mbështetur publikisht koalicionin “VLEN”  në Maqedoni në zgjedhjet për president. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark