Bilall Sherfi nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se nuk është në dorë të PDK’së nëse do të shuhet Nisma.
Ai pas deklaratave të zyrtarëve të lartë të PDK-së, tha se Nisma do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
“Nuk është në dorën e PDK-së se a do të shuhet Nisma apo jo. Do ta rikonfirmojmë që do të jemi pjesë e Kuvendit”, tha ai, shkruan Periskopi.
Tutje ai tha se ndjen keqardhje për votuesit që e votojnë Enver Hoxhajn.
“Mjerë ai elektorat ata votues kanë e kanë në krye, unë për vete ndjej keqardhje”, tha ai.