×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Bilanci i Apple

    Insajderi
    02 August 2017 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të ardhurat e Apple për tremujorin aktual (i treti), duket se janë shumë më lart nga ato të parashikuara nga “Wall Street”, çfarë ka bërë që të zbuten shqetësimet e investitorëve për një vonesë të mundshme në lançimin e versionit të ri të “iPhone”, që koinçidon me 10-vjetorin e tij, e ka rritur vlerën e aksioneve të kompanisë në maksimum.

    Kompania më e vlefshme e teknologjisë në botë ka arritur rezultate të mira në shitje dhe të ardhura.

    Aksionet u rritën në bursa me 6 për qind, duke arritur në vlerën e 159 dollarëve. Apple pritet të përdorë ekranet “Oled” me rezolucion të lartë për “iPhone”-in e fundit, bashkë me teknologji më të mirë të “touchscreen” dhe karikimin “ëireless”, që mund të dalë në treg me një vlerë fillestare prej 1.000 dollarësh.

    Të ardhurat e parashikuara të kompanisë janë nga 49 deri në 52 miliardë dollarë për tremujorin aktual, ndërsa analistët presin një total prej 49.21 miliardë dollarësh.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark