Babadimri mund t’ju shohë kur jeni duke fjetur, por a e di ai “Kur të gjithë biem në gjumë, ku shkojmë?”.
Billie Eilish solli pak nga Poli i Veriut në New York të shtunën, ndërsa bëri debutimin e saj në “SNL” e veshur si “Zonja Claus që shkon në klub”.
Ajo kishte veshur një fustan të bardhë me dantella nga Simone Rocha me detaje të kuqe për monologun e saj të hapjes, duke vazhduar me këpucë me gëzof.
“Nëse nuk më njihni për muzikën time, mund të më njihni për flokët apo veshjet e mia”, tha ajo pasi doli në skenë me stilin voluminoz. “Kjo është arsyeja pse vendosa të vishem si zonja Claus duke shkuar në klub”.
Ndërsa Eilish dikur njihej për veshjet e saj të gjera, ajo ka ndryshuar stilin e saj vitet e fundit – nga eksperimentimi me kombinime më pak të gjera deri te bërja e tatuazheve dhe ndryshimi i një sërë ngjyrash të ndryshme flokësh. Së fundmi, ajo iu rikthye anës së errët, duke debutuar flokët brune pas disa muajsh që ishte bionde platin.
Ajo bëri shaka për estetikën e saj të vjetër gjatë monologut, duke thënë se moda e saj e lirshme “nuk ishte vetëm për rehati apo për stil”.
“Kjo është e vështirë të thuhet për mua, por arsyeja e vërtetë që fillova të vesh rroba të gjera në atë kohë është sepse në fakt isha dy fëmijë të vendosur mbi njëri-tjetrin duke u përpjekur të hyja fshehurazi në një film të vlerësuar për personat mbi 17 vjeç”, tha ajo.
Këngëtarja e hitit “Happier Than Ever”, e cila mbush 20 vjeç javën e ardhshme, diskutoi gjithashtu për rritjen në sy të publikut, duke i thënë turmës se “duhet kohë dhe përpjekje për të pranuar se kush jeni në të vërtetë”.
“Në fakt jam shumë e emocionuar që plakem, sepse sapo kam filluar të kuptoj se kush jam si person”, tha ajo, duke shtuar, “gjëja e frikshme e rritjes në sytë e publikut, është se njerëzit vendosin që gjithçka ti thua, bën, dhe dukesh, është ajo që je përgjithmonë”.