×

“Bini e Donika, këta dy recitues qesharak e pa vizion”, Lushtaku kritikon Qeverinë

Insajderi
18 May 2024 - 15:25
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas dështimit të Kosovës të anëtarësohet në Këshill të Evropës, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka shfrytëzuar rastin që ta kritikojë Qeverinë.

Sipas tij “me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryediplomaten, Donika Gërvalla kaq poshtë ka rënë Kosova”.


“Në fillim thanë se për anëtarësim në Këshill të Evropës ishte kusht t’i falen 24 hektarë Manastirit, gënjyen e dështuan. Tash paramendojeni, “vetmenaxhimi” është bërë kërkesë e pa kompromis e bashkësisë ndërkombëtare. Kaq poshtë ka ra Kosova nën udhëheqjen e këtyre recituesve qesharak. Kaq për vizionin e strategjinë diplomatike të Binit, Donikës e sojit të tyre”, ka shkruar Lushtaku, në Facebook.

OP-ED
Nga Rubrika
Op-Ed
26 February 2021

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark