×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Biografia e Obamas shpërfaqë kuriozitetin për drogën dhe seksin e gjinisë së njejtë

    Insajderi
    03 May 2017 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ai kishte bërë bujë kur gjatë garës presidenciale kishte treguar ka pirë marihuanë por tash në librin e tij më të ri, ish-presidenti amerikan ka treguar se bari (marihuana) nuk ka qenë droga e vetme që ka përdorur gjatë jetës së tij.

    Në librin e tij biografik “Rising Star: The Making of Barack Obama” të fituesit të çmimit “Pulitzer” David Garrow, që do të publikohet me 9 maj rrëfehen shumë ngjarje nga jeta e presidentit.

    Një nga këto sekrete janë eksperiencat e tij seksuale dhe me drogën.

    Obama ka fjetur me të dashurën e tij Genevieve Coock qysh në takimin e tyre të parë përpara se ajo të shkruante poezi për “seksin e tyre të çmendur dhe plot pasion”.

    Ata gjithashtu kanë marrë kokainë së bashku dhe pasi u ndanë ajo ka bërë seks me mikun më të mirë të Obamës.

    Ai gjithashtu kishte konsideruar të kryente marrëdhënie homoseksuale sa ishte në kolegj dhe dy herë i propozoi një gruaje tjetër sa ishte në lidhje me Michellen./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark