Louis Van Gaal është rikthyer nga pensionimi për të marrë drejtimin e Kombëtares së Holandës, me qëllim për ta kualifikuar në Kampionatin Botëror “Katar2022”, shkruan Insporti.com.
Stërvitja e fundit e Holandës është bërë virale, pasi një moment interesan ka ndodhur në mes të Van Gaal dhe futbollistit Quinten Timber.
Louis van Gaal pasi shtrëngoi duart me Quinten Timber, i tha lojtarit: “Unë jam i vaksinuar. A jeni ju?” “Po, edhe unë”, thotë Timber. Van Gaal: “Faleminderit Zotit. Ti nuk je idiot”.
Kjo bisedë e tyre kishte një të qeshur në fund, duke ditur se lojtarë të ndryshëm po refuzojnë të marrin vaksinën kundër COVID-19.
Tulipanët aktualisht janë në vendin e dytë me 10 pikë, një më pak se lider Turqia dhe aq sa Norvegjia, me Malin e Zi që ka shtatë, Letonia me katër dhe Gjibraltari ende pa pikë.